Khedira kërkon 10 milionë euro

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira kërkon pagë të lartë prej 10 milionë euro në vit, në mënyrë që të transferohet në Schalke.

Sport

17/04/2015 22:45

Schalke është një prej favoritëve për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Sami Khedira.

Ylli gjerman do të largohet nga Santiago Bernabeu si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

Mirëpo, duket se edhe kalimi i tij në Schalke nuk do të jetë i lehtë.

Kjo për faktin se e përditshmja gjermane “Bild”, ka bërë të ditur se Khedira kërkon pagë prej 10 milionë euro në vit në mënyrë që të nënshkruajë me Schalken.

Kërkesë vështirë e realizueshme nga drejtuesit e klubit nga Gelsenkirchen.