Khedira drejt Arsenalit

Sami Khedira mund të përfundojë në Arsenal gjatë kësaj vere. Mesfushori i Real Madridit është objektiv i kamotshëm i Arsene Wengerit, i cili i ka bërë gati 20 milionë euro për të.

Sport

10/06/2014 18:07

E ardhmja e Sami Khediras duket të jetë larg Real Madridit. Futbollisti gjerman mund të përfundojë në Angli, ku interesimi i skuadrave nga Premierliga nuk mungon, assesi.

Sipas ‘Le 10 Sport’, për përfaqësuesin gjerman me prejardhje algjeriane, interesim serioz ka shprehur Arsenali.

Menaxheri Arsene Wenger është i gatshëm t’i paguajë 20 milionë euro, vetëm për ta transferuar në Emirates Stadium ish futbollistin e Stuttgartit.

Khedira u rikthye së fundmi nga një lëndim i rëndë, të cilin e kishte pësuar gjatë sezonit që shkoi, ndërsa u përfshi në listën e 23 lojtarëve të selektorit Joachim Low, për Botërorin e Brazilit.