Khabib Nurmagomedov reagon pas vdekjes së bashkëkombësit të tij në ring

Ylli i UFC, Khabib Nurmagomedov, ka reaguar pas vdekjes së Maxim Dadashev në ringun e boksit.

Sport

25/07/2019 21:14

Dadashev nuk arriti t’i bënte ballë goditjeve të pranuara nga kundërshtari i tij, duke humbur kështu jetën, për të vënë botën e sportit në zi.

Pas kësaj ngjarje tragjike, një reagim ka ardhur edhe nga ylli i UFC, Khabib Nurmagomedov.

“Incidenti na provoi edhe një herë se ka gjëra më të rëndësishme sesa fitorja. Çdo herë unë shoh ose dëgjoj lajme që urrej rreth sportit. Asgjë nuk është e përhershme. Lavdia, parat, titujt, të gjitha do të largohen. Asgjë nuk qëndron përgjithmonë. Të jenë të fortë të afërmit e Maxim” ishin fjalët e rusit.

Nurmagomedov së fundmi është përballur me McGregor, ndeshje pas së cilës të dy sportistët janë dënuar nga UFC. /Lajmi.net/