KGJK mblidhet sot, në rend dite edhe shqyrtimi i kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të zhvillojë sot mbledhjen e tij të 371-të në sallën e takimeve të institucionit në Prishtinë. Në rendin e ditës janë përfshirë 16 pika për shqyrtim, transmeton lajmi.net. Ndër çështjet kryesore është edhe diskutimi lidhur me kërkesën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, si dhe njoftimet e…

Lajme

24/07/2026 08:15

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të zhvillojë sot mbledhjen e tij të 371-të në sallën e takimeve të institucionit në Prishtinë.

Në rendin e ditës janë përfshirë 16 pika për shqyrtim, transmeton lajmi.net.

Ndër çështjet kryesore është edhe diskutimi lidhur me kërkesën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, si dhe njoftimet e paraqitura nga gjyqtarët dhe stafi gjyqësor nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve të tyre.

Kujtojmë se gjyqtarët nga komuniteti serb kishin paraqitur dorëheqjet në nëntor të vitit 2022./lajmi.net/