Policia sekuestron armën me të cilën dyshohet se u vra babai nga djali në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ndodhi vrasja nga pakujdesia e një burri në bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit. Sipas komunikatës së Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator i zbrazët dhe 24 fishekë, të cilat…

Lajme

24/07/2026 09:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ndodhi vrasja nga pakujdesia e një burri në bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.

Sipas komunikatës së Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator i zbrazët dhe 24 fishekë, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurën hetimore.

Rasti ka ndodhur më 23 korrik në oborrin e një stani, ku viktima humbi jetën nga plagët e marra me armë zjarri. Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari është djali i viktimës, i cili dyshohet se e ka qëlluar babanë nga pakujdesia.

Policia bëri të ditur se njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Rasti është cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë./lajmi.net/