Prishtinë: Hajnave ju dështon vjedhja në pikë të ditës në një market – njëri arrestohet dhe tjetri ende në arrati

Një tentativë për vjedhje në një market në fshatin Bardhosh të Prishtinës ka dështuar, ndërsa njëri prej të dyshuarve është arrestuar nga Policia e Kosovës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 23 korrik, rreth orës 14:00, kur dy persona dyshohet se tentuan të kryenin një vjedhje të rëndë në një market, transmeton lajmi.net. Gjatë ndërhyrjes…

Lajme

24/07/2026 09:10

Një tentativë për vjedhje në një market në fshatin Bardhosh të Prishtinës ka dështuar, ndërsa njëri prej të dyshuarve është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 23 korrik, rreth orës 14:00, kur dy persona dyshohet se tentuan të kryenin një vjedhje të rëndë në një market, transmeton lajmi.net.

Gjatë ndërhyrjes policore, njëri nga të dyshuarit u arrestua, ndërsa gjatë kontrollit iu sekuestrua një pistoletë me katër fishekë.

I dyshuari tjetër ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të dyshuarit tjetër janë duke vazhduar./lajmi.net/