KFOR-i nis procesin e ndërrimit të komandës, Roberto Vergori pritet të marrë drejtimin e misionit
Komandanti aktual i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë, delegacionin e udhëheqjes së ardhshme të KFOR-it 31. Delegacioni u drejtua nga gjeneralmajori italian Roberto Vergori, i cili është caktuar si komandanti i ardhshëm i KFOR-it. Në aktivitet mori pjesë edhe gjeneral…
Lajme
Komandanti aktual i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë, delegacionin e udhëheqjes së ardhshme të KFOR-it 31.
Delegacioni u drejtua nga gjeneralmajori italian Roberto Vergori, i cili është caktuar si komandanti i ardhshëm i KFOR-it. Në aktivitet mori pjesë edhe gjeneral brigade Onur Çakıcı nga Ushtria Turke, i caktuar për të shërbyer si zëvendëskomandant i ardhshëm i misionit, transmeton lajmi.net.
Takimi u zhvillua në kuadër të Programit të Trajnimit për Udhëheqësit Kryesorë (Key Leader Training), i cili synon përgatitjen e udhëheqjes së re për marrjen e përgjegjësive në KFOR. Programi përfshin njohjen me stafin e misionit dhe procedurat operacionale, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së udhëheqjes, ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe një kuptim të përbashkët të misionit.
Sipas KFOR-it, ky trajnim shënon zyrtarisht fillimin e procesit të dorëzim-marrjes së detyrës (Hand-Over/Take-Over) ndërmjet udhëheqjes aktuale dhe asaj të ardhshme.
Procesi pritet të përmbyllet këtë vjeshtë me ceremoninë e Transferimit të Autoritetit, përmes së cilës gjeneralmajori Roberto Vergori do të marrë zyrtarisht detyrën e komandantit të KFOR-it.
Postimi i plotë:
Komandanti i misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, mirëpriti në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë, një delegacion të rotacionit të ardhshëm të KFOR-it XXXI.
Delegacioni u drejtua nga gjeneralmajor Roberto Vergori, nga Ushtria Italiane, i cili është caktuar të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it. Në programin e Trajnimit për Udhëheqësit Kryesorë mori pjesë gjithashtu gjeneral brigade Onur Çakıcı, nga Ushtria Turke, i caktuar si zëvendëskomandanti i ardhshëm i KFOR-it.
Ky program synon të njohë udhëheqjen e ardhshme me stafin e KFOR-it dhe procedurat operacionale. Ai është hartuar për të siguruar vazhdimësinë e udhëheqjes, për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale dhe për të nxitur një mirëkuptim të përbashkët të misionit në të gjitha nivelet.
Trajnimi për Udhëheqësit Kryesorë shënon zyrtarisht fillimin e procesit të dorëzim-marrjes së detyrës ndërmjet udhëheqjes aktuale dhe asaj të ardhshme.
Procesi do të përfundojë me një ceremoni që do të shënojë transferimin e autoritetit, e cila do të mbahet këtë vjeshtë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes. Këtë mision KFOR-i e kryen në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në kuadër të rolit të vet si reagues në fushën e sigurisë./lajmi.net/