KF Tirana dënon futbollistin që ofendoi shqiptarët e Kosovës

Skuadra e KF Tiranës ka vendosur të dënojë futbollistin e tyre, Jurgen Goxha,që disa ditë më parë ofendoi shqiptarët e Kosovës përmes një komenti në rrjetet sociale.

Sport

20/06/2019 16:57

Në rrjetet sociale nga dita e hënë ishte hapur një debat i madh rreth krahasimeve  futbollistëve të Kosovës dhe të Shqipërisë që u bënë në një emision sportiv.

Derisa një faqe futbolli në Kosovë ishte bërë pjesë e këtij debati me një postim, lojtari i Tiranës ka komentuar aty, me një gjuhë nxitëse dhe shumë ofenduese për shqiptarët e Kosovës.

Edhe pse futbollisti më vonë ka kërkuar falja, KF Tirana ka njoftuar se do të ndëshkojë Goxhan, teksa ka kërkuar falja publike për veprimin e lojtarit të tyre.

REAGIMI I TIRANËS:

Klubi i Futbollit Tirana dënon publikisht komentin aspak korrekt të futbollistit Jurgen Goxhaj në rrjetet sociale.

Futbollistët duhen të përcjellin vlera dhe kanë përgjegjësi për veprimet dhe çdo fjalë të shkruar apo thënë.

Klubi i Futbollit Tirana kërkon ndjesë publike për komentin e nxituar që cënon imazhin e klubit si dhe bën me dije që ndaj lojtarit do të ketë një masë disiplinore, të parashikuar në kontratë.

/Lajmi.net/