Këto janë skuadrat që kanë siguruar fazën e eliminimit direkt në L.K

8:09 | 29 Nentor 2018

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kjo mesjavë, ka dhuruar ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, ku janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve.

Ndeshja kryesore ka qenë ajo mes PSG-së dhe Liverpool, e fituar nga vendasit me rezultat 2:1.

Deri më tani, 12 skuadra kanë siguruar kalimin tutje për në fazën e eliminimit direkt, shkruan lajmi.net.

Emrat e katër skuadrave tjera do të mësohen pas përballjeve të xhiros së fundit.

Skuadrat që kanë siguruar fazën e eliminimit direkt:

Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Barcelona, Porto, Schalke, Bayern Munich, Ajax, Manchester City, Real Madrid, Roma, Juventus dhe Manchester United.

/Lajmi.net/