Këto janë risitë që pritet të ketë iPhone 8

iPhone 7 ka pak muaj që është lançuar, por Apple së bashku me spekuluesit në internet tani janë duke menduar për iPhone-in e radhës.

Auto & Tek

06/12/2016 18:11

Vetëm javën e kaluar, “The Wall Street Journal” raportoi se kompania është duke testuar 10 lloje të ndryshme të prototipave për iPhone-in e vitit 2017.

Këto janë spekulimet më të mëdha që i kemi lexuar deri më tani:
iPhone 8 do të mbushet pa kabllo.

AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të “shpëtuar” nga kabllot.

Burime të ndryshme, duke përfshirë Bloomberg, raportojnë se “Apple” është duke e testuar teknologjinë e mbushjes me wireless dhe se kjo teknologji do të paraqitet në iPhone-in e ardhshëm.

Madje, iPhone 8 do të mundë të mbushet nga një distancë e largët edhe nga dhoma në dhomë.

Lamtumirë butoni “Home”

Në mënyrë që të rritet madhësia e pajisjes, “Apple” raportohet se do ta largojë plotësisht butonin Home.

Duke e hequr këtë buton “Apple” do të jetë në gjendje që të fitojë një hapësirë më të madhe të ekranit, i cili do të shtrihet nga skaji në skaj, shkruan Express.

Mund të ketë teknologjinë e skanimit të fytyrës:

Prezantimi i Touch ID në iPhone 5s solli një nivel krejtësisht të ri në nivelin e sigurisë së celularëve, por Apple planifikon që biometrikun ta integrojë edhe më mirë.

Një raport nga një prodhues çipash nga Kina sugjeron se iPhone do të përmbajë teknologjinë e skanimit të syrit.

Kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje ta hapin celularin vetëm duke e shikuar kamerën në ekran.

Ekrani do të jetë i lakuar

iPhone 8 pritet të ketë një ndryshim të madh në dizajn. Ndryshimi më i madh është se ekrani do të jetë i lakuar në skaje, ngjashëm me Galaxy S7 Edge.