Këto janë armët e reja që do i vendosen veturës’ në filmin e ri të James Bond

Filmat e James Bond shpesh shfaqin makina të lezetshme me vegla përplot veprim.

Auto & Tek

04/12/2019 17:16

Edhe filmi ‘No Time No Die’ nuk do ketë ndonjë përjashtim, ka bërë të ditur Carbuzz. Do të ketë një sasi të konsiderueshme të mjeteve veprimit të makinave në filmin e 25-të të James Bond pasi tashmë është konfirmuar se katër Aston Martin do të paraqiten në film. transmeton lajmi.net.

Këtu do përfshihen vetura ikonike DB5, V8 Vantage, i parë për herë të fundit në 1987-ën, DBS Superleggera dhe Valhalla, vetura e cila do bëjë debutimin kinematografik.

Fatmirësisht, nuk kemi nevojë të presim shumë më gjatë, sepse traileri i parë për ‘No Time to Die’ do të dalë më 4 dhjetor. /Lajmi.net/

YouTube player