Këta janë pesë të plagosurit e mbrëmshëm- Po vazhdojnë të trajtohen në QKUK, por jo në Urgjencë

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në Prishtinë. Pikërisht në rrugën “Gazmend Zajmi” i vrarë mbeti një person, e pesë të tjerë u plagosën. Të shtënat e armëve bën që njëri prej të plagosurve mos t’u bëjë ballë plagëve të marra, e më pas të ndërroi jetë pikërisht në vendin e ngjarjes. I…

Lajme

02/09/2024 10:06

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në Prishtinë. Pikërisht në rrugën “Gazmend Zajmi” i vrarë mbeti një person, e pesë të tjerë u plagosën.

Të shtënat e armëve bën që njëri prej të plagosurve mos t’u bëjë ballë plagëve të marra, e më pas të ndërroi jetë pikërisht në vendin e ngjarjes.

I vrari në këtë rast është Premtim Gashi, i njohur si “më i rëndësishmi” i familjes Capaj në Prishtinë.

Konflikti që shkoi deri në përdorim të vazhdueshëm të armëve është pikërisht në mes të kësaj familje dhe familjes Sekiraqa.

Premtim Gashi i cili u vra mbrëmë ishte plagosur më 4 mars nga djali i Salih Sekiraqës, Shkumbin Sekiraqa.

Sharjet, plagosjet e deri tek vrasja janë të vazhdueshme në mes të këtyre dy familjeve e tashmë të përfshirë edhe miq të tyre.

Në mesin e të plagosurve mbrëmë është pikërisht dhe i lartpërmenduri Salih Sekiraqa.

Salih Sekiraqa, Korab Gashi i cili është vëllai i të vrarit Premtim Gashi, Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), janë pesë të plagosurit e mbrëmshëm, po ashtu të dyshuar për përfshirje në këtë incident tragjik.

Të njëjtin janë duke u trajtuar në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Nuk mund të flas më për gjendjen e tyre. Tashmë janë transferuar në klinika të tjera”,tha ai.

Sipas njoftimeve të para në lidhej me plagosjen e tyre theksohet se tashmë janë transferuar në klinika pas trajtimit që iu dha në Emergjencën e QKUK-së.

Në lidhje me këtë rast tashmë një version pati edhe nga Policia e Kosovës.

Policia rastin e ka iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”,thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu duhet përkujtuar që rasti është duke u hetuar nga organet përgjegjëse, derisa nuk janë dhënë detaje të tjera shtesë.

Konflikti i vazhdueshëm në mes të këtyre dy familjeve çoi deri në humbjen e jetës së njërit prej Capajve.

Në lagjen Aktash mbrëmë pati një zhvillim të frikshëm sa i përket sigurisë, e që padyshim shtoi ndjenjën e pasigurisë tek të gjithë banorët./Lajmi.net/