Këta janë pesë het trikët ‘special’ të Lionel Messi

Lionel Messi ka shënuar plotë 51 het trikë në karrierën e tij shumë të pasur.

Sport

18/03/2019 20:45

Mbrëmë, ylli i Barcelonës realizoi një të tillë në ndeshjen kundër Real Betis, duke shënuar dy super gola në atë het trik.

Goli i parë nga gjuajtja e lirë ishte nga më të mirat e sezonit për argjentinasin, por vetëm deri sa erdhi goli i tretë në mbrëmje, i cili mahniti të gjithë.

Por, cilët janë pesë het trikët më spektakolar të Lionel Messit me Barcelonën dhe kombëtaren e Argjentinës?

Më poshtë lajmi.net ua përcjell këto het trike të një prej më të mirëve në historinë e futbollit, të renditura sipas ‘givemesport’.

5)Levante 0-5 Barcelona (2018)/Lajmi.net/ 

4) Barcelona 4-0 Ajax (2013)

3) Ekuador 1-3 Argjentina (2017)

2) Real Betis 1-4 Barcelona (2019)

1) Barcelona 3-3 Real Madrid (2007)

/Lajmi.net/