Këta janë 15 deputetët e LDK-së në Kuvend
Sot KQZ-ja pritet të publikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit në Kosovë

Lajme
Pas numërimit të votave të diasporës, sipas një liste që ka parë lajmi.net, Lidhja Demokratike e Kosovës me bartës liste Avdullah Hotin do të ketë vetëm 15 deputetë.
Kush janë 15 deputetët e LDK-së në mandatin e ri:
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 11:00 do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës..
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Ju njoftoj se sot (e enjte, 4 mars 2021, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, thuhet në njofitm.
Pas shpalljes zyrtare, partitë apo kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 24 orëve. Pas PZAP-së, ankesa mund të bëhen edhe në Gjykatën Supreme.
Ankesat eventuale mund të shtyjnë edhe më tej certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, proces ky që i hap rrugën afatit të ri ligjor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja, kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Ky proces është formal dhe nuk pritet që të ketë vonesa dhe përbërja e re parlamentare mund të konstituohet brenda muajit mars.
Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Duke marrë parasysh të gjitha votat e numëruara, fituesi i këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosja, ka marrë 58 mandate në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa e dyta në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës, mori 19 mandate në Kuvend. Pas PDK’së, vjen LDK’ja me 15 mandate, Lista Serbe me 10 mandate, Komunitetet joserbe me 10 mandate dhe AAK’ja me 8 mandate. /Lajmi.net/