Kështu u pasqyrua ndeshja Francë – Shqipëri në mediet ndërkombëtare

Franca ka siguruar kalimin në raundin tjetër të Euro 2016, pas fitores 2:0 ndaj Shqipërisë.

Sport

15/06/2016 23:57

Shtypi francez foli për kualifikimin “me dhimbje” në minutat e fundit, ndërsa media angleze dhe italiane kanë pasqyruar në titujt e tyre dy golat e Grizmanit dhe Payet.

Disa nga titujt e mediave ndërkombëtare:

Prestigjiozja “Franc Futboll” lajmëron kualifikimin e Francës me titullin “Blutë kualifikohen, por me dhimbje”.

Ndërsa “Le qupie” ka vendosur titullin “Më e mira për në fund”.

“Gezzeto.it” e hap me titullin “Grizman dhe Payet shënojnë në fund, Francë-Shqipëri 2-0”.

“The guardian” : “Golat e vonuar të Grizman dhe Payett çojnë Francën në 16-tshe”.

“The Sun”: “Francë 2-0 Shqipëri , Grizman dhe Payet janë heronjtë e organizatorëve të “Euro 2016”.

“Corriere dello Sport”: “Franca në ekstrem, mund Shqipërinë 2-0 dhe fluturon në raundin tjetër”.
“La Republica”: “Shqipëria dorëzohet në fund, Franca kalon në raundin tjetër”.