Kështu e uruan disa nga artistet shqiptare 8 Marsin

8 Mars njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas e cila festohet në gjithë botën me urime të shumta.

ShowBiz

08/03/2021 13:26

Kjo cilësohet të jetë një ditë shumë e rëndësishme në të cilën kujtohen arritjet politike, ekonomike e sociale të grave në botë, e po ashtu edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra kanë vuajtur përgjatë jetës së tyre, shkruan lajmi.net.

Në këtë ditë speciale nuk kanë munguar edhe urimet nga artistë të estradës dedikuar nënave të tyre por edhe femrave në përgjithësi.

Përveç artisteve edhe artistët shqiptarë e kanë uruar këtë ditë me postime në rrjete sociale duke lartësuar figurën femër.

Ndryshe, Greta Koçi, Gili, Tayna, Vera Ora, Aurela Gaçe, Elita Rudi, Arta Elezaj, Leonora Poloska, Enca,  Luana Vjollca, Morena Taraku, Vesa Luma  janë disa nga figurat publike që kanë nderuar gruan për 8 Mars me urime speciale.

Disa prej tyre mund t’i lexoni më poshtë./Lajmi.net/