Këshilla praktike si të pastrojmë shpejtë dhe pa u lodhur dyshemenë
Si për të gjitha aktivitetet shtëpiake, pastrimi i dyshemesë mudn të përshpejtohet dhe thjeshtohet duke zgjedhur metoda praktike.
Lifestyle
Mund të kemi higjenë dhe freski në të gjithë shtëpine vetëm me larjen e dyshemeve. Kjo mund të arrihet me mënyrën dhe me pajisjet e duhura, me pak punë dhe shumë sodisfaksion.
Si për të gjitha punët e shtëpise dhe për pastrimin e dyshemesë nisemi nga përditshmëria jonë dhe nevojat që kemi por paraprakisht duhet të bëjmë një ndasi midis pastrimit të vërtetë dhe atij pastrimi të përditshëm.
Ky i fundit në fakt nuk duhet të mungojë kurrë, është mirë që të kalohet fshesa me korent në çdo ambient të shtëpisë, përditë. Të lahen përditë tualeti dhe kuzhina, ndërkohë që ambientet e tjera mundet dhe dy herë në javë.
Disa sjellje dhe “tradita” mund të ndikojnë në higjenën shtëpiake, mbi të gjitha heqja e këpucëve sa futemi në shtëpi. Kjo në fakt është një traditë tipike e vëndeve tona jo e vështirë për t’u ndjekur. Një tjetër këshillë është ndërhyrja e menjëhershme nëse bëhet pis diçka dhe tharja e menjëhershme nëse laget diçka.
Përsa i përket proçedurës së pastrimit të dyshemesë, fillojmë nga lirimi i sipërfaqeve, pastaj kalojmë fshesën me korrent, për të kaluar më tej me pastrimin e vërtetë. Pranë produketeve specifike për lloje të ndryshme të dyshemeve ndodhen në shitje dhe produkte universale që mund të përdoren për të gjitha llojet e dyshemeve.
Gjatë zgjedhjes është mirë që të kemi parasysh dhe ambientin dhe respektin ndaj tij duke zgjedhur produkte që e respektojnë atë dhe që ndihmojnë në përmbajtjen ndaj konsumizmit. /Lajmi.net/