Këshilla e Daniel Craig për aktorin që e pason atë si James Bond
Craig ka disa këshilla për për aktorin që do ta marrë rolin e tij.

ShowBiz
Si spiun legjendar i fshehtë britanik, ai ka qenë gjithmonë njeri me pak fjalë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Daniel Craig ishte i ngjashëm edhe të hënën, kur mori pjesë në The Tonight Show me Jimmy Fallon dhe ndau këshillat e tij për këdo që e pason atë si James Bond.
Craig, 52 vjeç, ka portretizuar agjentin 007 në pesë filma, duke filluar me Casino Royale të vitit 2006, dhe dalja e tij e fundit do të jetë në “No Time To Die”.
Kur u pyet nga nikoqiri se ‘Çfarë këshille do t’i jepnit Bondit tjetër?’ Craig u përgjigj në të njëjtën mënyrë si një RuPaul Charles:
“Mos e dreqos. Është gjë e bukur, e mahnitshme. Nuk e di çfarë të them tjetër, me të vërtetë”, deklaroi ai, duke shtuar “Leje më mirë sesa që e gjete”.
“No Time To Die” është dalja e parë e Craig si spiun legjendar kinepatografik që nga Specter, i vitit 2015.
Filmi duhej të dilte në kinema pranverën e kaluar, por si shumica e filmave të tjerë këtë vit, edhe ai është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. /Lajmi.net/