Kërçeli: Ne po e marrim kryeministrin, po e ofrojmë kryeparlamentarin ndërsa Presidenti të jetë zgjidhje e përbashkët
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend. Ai ka thënë se VV me afër 50% të votave po e merr postin e kryeministrit, ndërsa postin e kryeparlamentarit po ua ofron partive të tjera. Sipas tij, për presidentin, ndërkaq, synohet një zgjidhje e përbashkët nga të gjitha partitë. “Pra,…
Lajme
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend.
Ai ka thënë se VV me afër 50% të votave po e merr postin e kryeministrit, ndërsa postin e kryeparlamentarit po ua ofron partive të tjera. Sipas tij, për presidentin, ndërkaq, synohet një zgjidhje e përbashkët nga të gjitha partitë.
“Pra, nëse Lëvizja Vetëvendosje! me afër 50% të votave merr kryeministrin, ndërsa partitë e tjera, si LDK-ja me rreth 16% dhe PDK-ja me rreth 20%, marrin postin e kryeparlamentarit, ndërsa presidenti zgjidhet me mbështetjen e përbashkët të të gjitha subjekteve, është e vështirë të kuptohet pretendimi se VV-ja po kërkon t’i marrë të gjitha pozitat për vete. Në fund, debati duhet të bazohet në përfaqësimin dhe marrëveshjet politike, jo në perceptime apo akuza të njëanshme”, ka shkruar Kërçeli./Lajmi.net/