Acarohet Gola, përplaset me Musliun: Kjo tregon paftyrësinë tuaj

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola pati debat të ashpër në sallën e Kuvendit të Kosovës me deputetët e PDK-së, Përparim Gruda dhe Ganimete Musliu. Gola iu përgjigj kërkesës së deputetëve të PDK-së për thirrjen e seancës konstituive teksa tha se ishin pikërisht ata që kritikuan LVV-në për konstituim të Kuvendit pa marrëveshje politike. Tutje, ai…

Lajme

12/08/2026 12:41

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola pati debat të ashpër në sallën e Kuvendit të Kosovës me deputetët e PDK-së, Përparim Gruda dhe Ganimete Musliu.

Gola iu përgjigj kërkesës së deputetëve të PDK-së për thirrjen e seancës konstituive teksa tha se ishin pikërisht ata që kritikuan LVV-në për konstituim të Kuvendit pa marrëveshje politike.

Tutje, ai shtoi se PDK-së po i mungon konsistenca dhe argumentet politike, kurse u përplas me deputeten, Ganimete Musliu për të cilën tha se hodhi me ujë në drejtim të saj, .

“Ti në komunikimet private nuk ka fjalë të mirë në botë që nuk m’i thu edhe del këtu më bën drama mu edhe e godet kolegun tënd parlamentar, kjo tregon paftyrësinë tuaj… Më keni radikalizu edhe mu, merreni me mend, mu më keni radikalizu”.

Në anën tjetër, Ganimete Musliu e quajti atë ‘kriminel’ duke thënë se ai dhe deputetetët e tjerë të kësaj partie e kanë shkelur Kushtetutën.