Përplasje e ashpër në Kuvend, Gruda, Musliu e Gola përplasen për konstituimin: E keni shkel Kushtetutën, Kriminela, Turp që po radikalizoni

Përplasjet politike kanë vazhduar në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e PDK-së, Përparim Gruda dhe Ganimete Musliu, janë përplasur me deputetin e LVV-së, Ardian Gola, lidhur me situatën e krijuar rreth moskonstituimit të Kuvendit. Debati është zhvilluar teksa Kuvendi nuk ka arritur të vazhdojë procesin e konstituimit që nga e shtuna, ndërsa partitë politike vazhdojnë…

Lajme

12/08/2026 12:43

Përplasjet politike kanë vazhduar në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e PDK-së, Përparim Gruda dhe Ganimete Musliu, janë përplasur me deputetin e LVV-së, Ardian Gola, lidhur me situatën e krijuar rreth moskonstituimit të Kuvendit.

Debati është zhvilluar teksa Kuvendi nuk ka arritur të vazhdojë procesin e konstituimit që nga e shtuna, ndërsa partitë politike vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për mënyrën e tejkalimit të situatës.

Gola ka rikujtuar qëndrimet e mëhershme të LVV-së lidhur me nevojën për një marrëveshje politike.

“Kur e konstituam herën e fundit Kuvendin thatë se s’ka me u konstituu Kuvendi e as me u formu Qeveria pa marrëveshje. Tash kur po duam me ba marrëveshje, po thoni konstituone Kuvendin. Kjo i bjen që thoni ‘hyp se të vrava, zhdryp se të myta’. Ju mas pari duhet me ruajt konsistencën”, tha Gola.

Menjqherë i ka replikuar Gruda duke ngritur edhe çështjen e thirrjes së seancave në intervale të shkurtra, duke iu referuar praktikës së mëhershme.

“Vitin e kalum a e keni thirr seancën çdo 48 orë? Pse nuk e thirrni prapë?”, është shprehur Gruda.

Ndërsa deputeti i LVV-së, Ardian Gola, ka replikuar duke thënë se mungesa e marrëveshjes politike është arsyeja e situatës aktuale.

“Sepse s’ka marrëveshje”, tha Gola.

Në debat është përfshirë edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj deputetit Gola.

“Kriminela, super kriminela”, ka deklaruar Musliu gjatë përplasjes.

Gola i është kundërpërgjigjur duke kërkuar që, sipas tij, këto skena të eliminohen nga Kuvendi.

“Qito skena duhet me u eliminu”, tha Gola.

Gruda i është përgjigjur Goles duke thënë se këto përplasje janë sjellë në Kuvend nga ana e tyre.

“Këto i keni mësu ju, ju i keni pru në Kuvend”, tha Gruda.

Në vazhdim të debatit, Gola ka akuzuar palën tjetër për shkelje të Kushtetutës.

“E keni shkel Kushtetutën”, tha Gola.

Ndërsa Musliu ka reaguar duke e akuzuar Golen për radikalizim të debatit.

“Turp që po më radikalizoni”, është shprehur Gola

Debati mes tyre ka vazhduar edhe më tej, me Golen që i është drejtuar Musliut lidhur me gjuhën e përdorur gjatë seancës.

“A të ka mbet ujë ma?”, i ka thënë Gola Musliut.

Në një tjetër replikë, Gola ka kritikuar Musliun për sjelljen e saj gjatë debatit.

“Ti në privat s’ka fjalë të mirë që s’ma thu e del këtu me bën drama mu edhe e godet kolegun tan parlamentar, po kjo tregon pafuqinë e juaj”, ka thënë Gola.

Përplasja vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndërsa deputetët nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për vazhdimin e procesit. /Lajmi.net/