Lajm i mirë: Konfirmohen dy shtatzëni të reja me IVF në QKUK
Dy shtatzëni të reja janë konfirmuar pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF), të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Shtatzënitë janë konfirmuar përmes analizës së β-hCG-së, në kuadër të programit të fertilizimit të asistuar që po zbatohet në sistemin publik shëndetësor, bën të ditur QKUK. “Në ditët në…
Lajme
Dy shtatzëni të reja janë konfirmuar pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF), të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Shtatzënitë janë konfirmuar përmes analizës së β-hCG-së, në kuadër të programit të fertilizimit të asistuar që po zbatohet në sistemin publik shëndetësor, bën të ditur QKUK.
“Në ditët në vijim pritet edhe konfirmimi i shtatzënive të tjera, duke shënuar rezultate të reja në ofrimin e shërbimeve të fertilizimit të asistuar në sektorin publik. Urime për të gjitha familjet dhe ekipin mjekësor për këto lajme të gëzueshme!”, kanë shkruar nga QKUK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: