“Jeni superkriminela” – Ganimete Musliu ia ndal fjalën edhe Arbërie Nagavcit, Albana Bytyçi e shtyen jashtë sallës Nagavcin
Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci po fliste para mediave në lidhje me eskalimin e situatës në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se është shumë keq që kjo sallë po shndërrohet në vend të përplasjes. “Kjo është një sallë ku duhet të diskutohet për ide politike, e ku deputetët duhet të vijnë të kryejnë obligimet…
Lajme
Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci po fliste para mediave në lidhje me eskalimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se është shumë keq që kjo sallë po shndërrohet në vend të përplasjes.
“Kjo është një sallë ku duhet të diskutohet për ide politike, e ku deputetët duhet të vijnë të kryejnë obligimet e tyre. Siç e dimë të gjithë, arsyeja e mos mbajtjes së seancës është mungesa e gatishmërisë së deputetëve për të bërë marrëveshje politike”, ka thënë Nagavci.
Deklaratën e saj e ka ndërprere fillimisht Ganimete Musliu e PDK-së.
“Jeni superkriminela, e keni shkel kushtetutën”, tha Musliu derisa kërkonte të thirrej seanca.
Situata eskaloi kur në sallë u fut edhe Ardian Gola i VV-së, ndërkaq Albulena Bytyçi e AAK-së e shtyu jashtë sallës së Kuvendit Nagavcin. Lajmi.net/