Këndellet Milani, arrin fitore ndaj Beneventos
Milani ka arritur të marrë pikët e plota nga dueli me Beneventon.

Sport
AC Milan ka arritur të marrë pikë të plota ne duelin ndaj Beneventos në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A.
Milan me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë, të paktën përkohësisht deri në një fitore eventuale të Atalantas.
Kjo është fitorja e parë në tre ndeshje, pasi dy ndeshjet e fundit kundër Sassuolos dhe Lazios, “Rossonerët” i humbën.
Ibrahimovic ishte në rolin e kapitenit në këtë ndeshje dhe startoi nga fillimi.
Golat nga “Rossonerët” u shënuan nga Calhanoglu 6 dhe Theo Hernandez min 60’
Rezultati përfundimtar, AC Milan 2-0 Benevento.
Tani Milan mban pozitën e dytë me 68 pikë./Lajmi.net/
Goal – CALHANOGLU
Assist – IBRAHIMOVICAC Milan 1-0 Benevento (6 mins) pic.twitter.com/f77J8SbEBc
— John (@John63449183) May 1, 2021
GOAL!Theo Hernandez
AC Milan [2]-0 Benevento
60′ pic.twitter.com/htCqAMVeq2— John (@John63449183) May 1, 2021