Kehrer rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thilo Kehrer, ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Sport

10/01/2021 08:22

Lajmin e ka bërë të ditur klubi parisien përmes një komunikate në uebfaqen e klubit, transmeton lajmi.net.

Kehrer luajti 90 minuta të plota në barazimin, 1-1 të PSG-së me Saint-Etienne të mërkurën, ndeshja e parë e Kampionëve francezë nën urdhërat e  Mauricio Pochettino.

Klubi në deklaratën e tij për situatën e pohoi lajmin.

“Thilo Kehrer ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Ai do të fillojë një periudhë izolimi dhe do t’ju nënshtrohet protokolleve të përcaktuara shëndetësore”, u tha në komunikatë./Lajmi.net/