Keegan: Raphinha ka marrë rrugën drejt Barcelonës
Barcelona do të ketë një përforcim shtesë për krahun e djathtë.
Sport
Skuadra katalane përveç që pritet të rinovojë kontratën e Ousmane Dembele, ata do të finalizojnë edhe marrëveshjen me Raphinha.
Gazetari anglez, Mike Keegan i ‘Dailymail’ raportoi pak minuta më parë se Raphinha ka marrë rrugën për në Barcelonë, përcjell lajmi.net.
Edhe më herët pati disa raportime se çështja e finalizimit të transferimit të Raphinha është punë orësh.
Anësori i Leeds United pritet t’i kushtojë Barcelonës rreth 55 milionë euro + bonuse.
Raphinha u dëshmua te skuadra e Leeds në Premier League si dhe ka pasur disa ndeshje si startues te Brazili. /Lajmi.net/