Katër vajza e bëjnë për spital një vajzë tjetër në Prishtinë, të dyshuarat dërgohen në mbajtje
Një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Prishtinë. Katër vajza kanë sulmuar fizikisht një vajzë tjetër, e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. “Prishtinë 29.09.2026, 16:00. Janë arrestuar katër të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat dyshohet se kishin…
Lajme
Një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Prishtinë.
Katër vajza kanë sulmuar fizikisht një vajzë tjetër, e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 29.09.2026, 16:00. Janë arrestuar katër të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/