Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” shpallen fajtorë, Prokuroria Speciale e cilëson vendimin të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj katër të akuzuarve në rastin e njohur si “Toka 2”, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, transmeton lajmi.net. Sipas njoftimit të Prokurorisë, Gjykata ka shpallur fajtorë të akuzuarit Mehmet Prishtina, Dukagjin…

Lajme

31/07/2026 11:27

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj katër të akuzuarve në rastin e njohur si “Toka 2”, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Gjykata ka shpallur fajtorë të akuzuarit Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni. dhe Nexharije Hoti për veprën penale të krimit të organizuar, transmeton lajmi.net.

Prokuroria Speciale theksoi se ky vendim përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet institucionale për luftimin e krimit të organizuar dhe ritheksoi përkushtimin për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e interesit publik dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Rasti “Toka 2” lidhet me hetimet për tjetërsimin dhe përfitimin e kundërligjshëm të pronave shtetërore dhe shoqërore përmes një skeme të dyshuar të organizuar, ku sipas aktakuzës janë përdorur dokumente dhe procedura të manipuluara për regjistrimin ose transferimin e pronave në mënyrë të paligjshme. Ky rast është vazhdim i hetimeve të njohura si “Toka”, të cilat prej vitesh trajtojnë dyshimet për keqpërdorime me prona në Kosovë.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore nuk është domosdoshmërisht i formës së prerë dhe palët kanë të drejtë ta ankimojnë atë në instancat më të larta gjyqësore, në përputhje me procedurat ligjore./lajmi.net/