Haxhiu: Është lajm shumë i keq që KGJK nuk veproi njësoj dhe në linjë me KPK-në, kryesuesi Rrustem Thaqi nuk m’u përgjigj në letër
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike në vend. Haxhiu deklaroi se kjo ishte mbledhje përgatitore që rregullorja parasheh para seancës konstituive. Pas kësaj Haxhiu është pyetur edhe në lidhje me zhvillimet në Këshill Gjyqësorë, ku gjatë javës së kaluar anëtarët lëshuan mbledhjen pasi…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike në vend.
Haxhiu deklaroi se kjo ishte mbledhje përgatitore që rregullorja parasheh para seancës konstituive.
Pas kësaj Haxhiu është pyetur edhe në lidhje me zhvillimet në Këshill Gjyqësorë, ku gjatë javës së kaluar anëtarët lëshuan mbledhjen pasi nuk u dakorduan për pikën në të cilën pritej të merrej vendim mbi dorëheqjet e gjyqtarëve serbë 4 vite më parë.
Haxhiu me këtë rast deklaroi se është lajm i keq që Kshilli Gjyqësorë nuk veproi njësoj aspo në linjë me Këshillin Prokurorial.
“Është lajm shumë i keq që KGJK nuk veproi njësoj dhe në linjë me KPK-në ju njoftoj se i kam dërguar shkresë sërish kryesuesit të KGJK-së dhe e kam njoftuar për raportin që unë kam në raport me integritetin e ish-gjyqtarëve serbë”, tha Haxhiu, shkruan lajmi.net.
Ajo po ashtu potencoi se i ka shkruar sërish kryesuesit të KGjK-së, Rrustem Thaqi, por se deri tani s’ka pasur përgjigje.
“Nuk më është përgjigjur ende në atë letër, e kam njoftuar për disa çështje, por i kam thënë se ju pres në takim për të diskutuar më tutje por ende nuk kam marrë letër kthyese. Prandaj pres të veprojnë me përgjegjësi, s’kanë nevojë të bien nën ndikimin e askujt, por si gjyqtarë të kryejnë me përgjegjësi detyrat që i kanë”.
Pavarësisht kësaj kërkese të përsëritur, anëtarët e KGjK-së vendosën që të mos marrin vendim njëzëri në mbledhjen e kaluar duke kërkuar edhe sqarime shtesë./Lajmi.net/