Donald Trump jep lajmin e madh: Arrihet marrëveshja me Hamasin për çarmatimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se sot Bordi i Paqes arriti marrëveshje të cilën ai e quajti historike për, siç tha, çarmatosjen e plotë të Hamasit dhe të gjitha grupeve të armatosura në Gaza. Trump tha se ky është një hap madhor drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. “Sot, Bordi…

Bota

31/07/2026 08:50

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se sot Bordi i Paqes arriti marrëveshje të cilën ai e quajti historike për, siç tha, çarmatosjen e plotë të Hamasit dhe të gjitha grupeve të armatosura në Gaza.

Trump tha se ky është një hap madhor drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme.

“Sot, Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatosjen e plotë të Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Ky është një hap madhor drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”, ka shkruar Trump.

Në fund, ai deklaroi se tha se Gaza do të jetë nën drejtimin e një qeverie të re palestineze që i shërben popullit.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, Gaza më në fund do të jetë nën drejtimin e një qeverie të re palestineze që i shërben popullit të saj”, shkroi Trump në Facebook.

Ndërsa siç ka raportuar BBC, Hamasi tashmë ka pranuar të dorëzojë armët sipas planit të presidentit amerikan, Donald Trump./Lajmi.net/

https://www.bbc.com/news/live/clyp18kwdnwt