Lushaku-Sadriu: Jemi të interesuar që Vetëvendosje mos t’i ketë tri pozitat kryesore, nga LDK-ja s’ka dorëheqje a largime
Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu është deklaruar sot para mediave pas takimit që patën me u.d presidenten Albulena Haxhiu. Lushaku-Sadriu tha që presin që kuvendi të konstituohet më 6 gusht. Po ashtu ajo është pyetur në lidhje me largimet që kanë nisur të bëhen publike pas kuvendit të mbrëmshëm të…
Lajme
Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu është deklaruar sot para mediave pas takimit që patën me u.d presidenten Albulena Haxhiu.
Lushaku-Sadriu tha që presin që kuvendi të konstituohet më 6 gusht.
Po ashtu ajo është pyetur në lidhje me largimet që kanë nisur të bëhen publike pas kuvendit të mbrëmshëm të partisë.
Ajo tha se nuk ka informacione për ndonjë largim të mundshëm nga partia.
“Nuk kam ndonjë informatë për ndonjë largim eventual. Absolutisht jo”,deklaroi ajo, shkruan lajmi.net.
“Dorëheqje eventuale të ndonjë nëndege mund të ketë, por kjo është kret vendim individual i secilit s’kemi vërejtur ndonjë fenomen në parti. LDK-ja është parti demokratike që ka dialog të brendshëm. Brenda këtyre katër viteve disa herë kemi thirr kuvendin e partisë dhe i jemi nënshtruar votimit e jemi përcaktuar për votimin e shumicës, ky është princip kryesor në demokraci. Ky është parim elementar”,shtoi ajo.
“Ne jemi të interesuar që partisë kryesore të mos i takojnë tri pozitat kryesore që të ruajmë balancin politik dhe kjo është tepër e rëndësishme në demokraci, që të sigurohemi që partneriteti të jetë në baza të shëndosha, e të ruhet interesi i secilës parti politike”,theksoi ajo.
“Kështu do të jetë angazhimi jonë, varet pastaj nga marrëveshja politike që del nga negociatat./Lajmi.net/