Katastrofë për Real Madridin, lëndohet Marcelo
Problemet me lëndimin e lojtarëve për Real Madridin asesi të ndalen.

Sport
Marcelo e ka pësuar një lëndim në ndeshjen kampionale ndaj Granadas.
Mbrojtësi brazilian do të jetë jashtë fushave të lojës për tre javët e ardhshme raporton Mundo Deportivo, përcjell Lajmi.net.
Marcelo pritet të mungojë në përballjet ndaj Bilbaos, Malagas dhe Atletico Madridit, si dhe ndeshjen ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.
Kjo mungesë do t’i sjellë kokëçarje trajnerit Zinedine Zidane, marrë parasysh që nuk ka tjetër mbrojtës të majtë tipik në skuadër.