Katastrofa e Katarit 2022: 1200 punëtorë të vdekur, 4 muaj të papaguar

Disa grupe të të drejtave të njeriut kanë akuzuar një avokat të Katarit dhe panelin e tij qeveritar që pretendohet se ka fshehur vdekjen e më shumë se 1.200 punëtorëve migrantë ndërsa ndërtuan fushat sportive për mbajtjen e Kupës së Botës 2022 në Katar.

Sport

20/08/2019 18:30

Organizata Arabe për të Drejtat e Njeriut në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, Trashëgimia Afrikane e të Drejtave të Njeriut, dhe Shoqata e Gjirit për të Drejta dhe Liri kanë thënë se ata ngritën një ankesë të përbashkët kundër Ali Bin Samikh Al Marri, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut në Katar.

Ata gjithashtu akuzuan Al Marri për përfitimin që mori për ta zbardhur imazhin e Katarit dhe duke harxhuar paratë e vogla të emirateve për “politizimin” e çështjeve të të drejtave, përcjell lajmi.net.

Ankesa është paraqitur në disa institucione ndërkombëtare, përfshirë Aleancën Globale për të Drejtat e Njeriut, Komisionerin e Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut, Komitetin e KB për të Drejtat e Njeriut në Bashkimin Evropian dhe organin botëror të futbollit, FIFA.

Të tre organizatat i kanë kërkuar Aleancës Globale për të Drejtat Kombëtare të Njeriut të hapë një hetim mbi bashkëpunimin e Al Marri dhe të sigurojë që ai dhe paneli i tij nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit, thanë ata në një deklaratë për shtyp.

Për më tepër, thuhet se punëtorët nuk janë paguar asnjë cent për katër muaj rresht. /Lajmi.net/