Katari arrin barazim dramatik ndaj Paraguajit

Parguaji nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Katarit, në ndeshjen e vlefshme për grupin B të Kupës së Amerikës.

Sport

16/06/2019 22:52

Katari, si mysafire e këtij turneu, konsiderohej si outsajdere e grupit megjithatë ndeshja e sontme konfirmoi se ata nuk kanë ardhur veçsa për pjesëmarrje.

Paraguaji e nisi më mirë takimin duke shënuar me veteranin Oscar Cardozo (4’), i cili konvertoi në gol penalltinë e fituar nga prekja me dorë e Pedro Miguel Correia, raporton lajmi.net.

Punët shkuan mirë për paraguaianët që shënuan edhe golin e dytë me Derlis Gonzalez (56’).

Kur pritej një fitore e lehtë nga vendasit, Katari u kundërpërgjigj me supergolin e Ali Almoez (68’), i cili padyshim shënoi një nga golat më të bukur në historinë e këtij kompeticioni.

Befasia erdhi 13 minuta para fundit, kur Boualem Khoukhi (77’) vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.

Paraguaji dhe Katari janë në grup bashkë me Kolumbinë e cila mbrëmë mposhti Argjentinën me rezultat 2-0 dhe pas një ndeshjeve të zhvilluar mban primatin, ndërsa kombëtaret që u ndeshën sonte ndajnë pozitat 2 dhe 3 respektivisht. /Lajmi.net/