Kasolli: Me mosveprimin e tyre, subjektet opozitare i krijuan Kurtit terren për fitore
Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka kritikuar partitë opozitare për qasjen ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka bërë me dije se ato partia i kanë krijuar Lëvizjes Vetëvendosje terren për fitoren e thellë në zgjedhjet e të 28 dhjetorit. Gjatë një intervistë në “Interaktiv”, Kasolli ka thënë se partitë opozitare i treguan shumë pasive. “Me mosveprimin…
Lajme
Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka kritikuar partitë opozitare për qasjen ndaj Qeverisë Kurti.
Ai ka bërë me dije se ato partia i kanë krijuar Lëvizjes Vetëvendosje terren për fitoren e thellë në zgjedhjet e të 28 dhjetorit.
Gjatë një intervistë në “Interaktiv”, Kasolli ka thënë se partitë opozitare i treguan shumë pasive.
“Me mosveprimin e tyre ata janë faktorë kryesorë që kanë ndikuar që VV-ja të ketë këtë rezultat spektakolar elektoral. Ndoshta ky rezultat ka qenë më tepër i papritshëm për Vetëvendosjen sesa për subjektet opozitare, pasi ato nuk kanë bërë gjë që të presin ndonjë rezultat tjetër”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kurti i shfrytëzoi të gjitha mundësitë.
“Në këtë drejtim Kurti e shfrytëzoi me mjeshtëri situatën, duke etiketuar subjektet opozitare si fajtore të bllokadës. Me mosveprimin e tyre, subjektet opozitare i krijuan atij terren të jashtëzakonshëm, të pastër politik, që Kurti të jetë lojtari i vetëm në skenë”, është shprehur Kasolli.