Karim Benzema, lojtari më i mirë i vitit nga UEFA

Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit nga UEFA. Një lojtar i ri, i cili në moshën 22 vjeçare vendosi të provojë një aventurë të re për karrierën e tij dhe të largohej nga Lyoni. Benzema zgjodhi të transferohet nga vendlindja e tij, në një vend krejtësisht të ri për të. Jo…

Sport

25/08/2022 19:29

Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit nga UEFA.

Një lojtar i ri, i cili në moshën 22 vjeçare vendosi të provojë një aventurë të re për karrierën e tij dhe të largohej nga Lyoni.

Benzema zgjodhi të transferohet nga vendlindja e tij, në një vend krejtësisht të ri për të.

Jo në çfarëdo klubi, por në një nga klubet më të mëdha asokohe, që i tillë vazhdon të jetë edhe sot, Real Madridi.

Transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’ ishin të pakët që e përkrahën.

Që nga koha kur ai kaloi në kryeqytetin spanjoll nuk u vlerësua pothuajse asnjëherë si një lojtar i denjë për ‘Mbretërit’.

Benzema ishte sulmues, por vitet e tij të para e deri në vitin 2018 u ‘përkujdes’ që të asistojë pesë herë lojtarin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon.

Që për shumëkënd kjo ishte një ‘sakrificë’ e francezit për yllin portugez.

Por, gjërat filluan të ndryshojnë që nga koha kur Ronaldo u largua, Real Madridi kishte tashmë një lider të ri, të quajtur Karim Benzema.

Francezi mori udhëheqjen e gjigantit spanjoll, duke qenë pika kyçe e sukseseve të madrilenëve.

I lindur në Lyon të Francës në vitin 1987, 34-vjeçari aktualisht konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Francezi e filloi karrierën e tij në klubin e tij të lindjes, Lyon, duke kaluar nëpër sistemin e të rinjve të klubit përpara se të bënte debutimin e tij me ekipin e parë në 2005.

Ai qëndroi në Lyon për gati pesë vjet derisa fitoi një transferim prej 35 milionë euro në Real Madrid përpara sezonit 2009/10.

Francezi ka bërë 604 paraqitje konkurruese për Real Madridin gjatë 13 viteve të fundit, duke shënuar 325 gola dhe duke asistuar 159 të tjerë.

Gjatë sezonit 2021/22, Benzema kryesoi si në listën e golave ​​ashtu edhe të asistimeve në La Liga, duke shënuar 27 gola në ligën spanjolle në 32 paraqitje dhe duke asistuar 12 të tjerë.

Gjithashtu, Benzema ka shënuar 15 gola në Ligën e Kampionëve në 12 ndeshje, duke luajtur një rol të madh në rikthimet e rezultateve ndaj klubeve të mëdha evropiane si Paris Saint Germain, Chelsea dhe Manchester City.

E paraqitja fenomenale e tij sezonin që lamë pas, ndikoi që ai të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit.

Kështu në Stamboll të Turqisë, sot Karim Benzema ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i edicionit 2021/22./Lajmi.net/