Kaq kushton prodhimi i një Bitcoin

Bitcoin është i shtrenjtë – qoftë nëse e blini nga ndonjë shkëmbyes (Exchange) ose nëse e prodhoni vetë (mine). Por, prodhimi i Bitcoin kushton shumë më shumë për t’u prodhuar në disa vende, se në disa të tjera.

Auto & Tek

07/03/2018 20:20

Elite Fixtures ka krijuar një listë me kostot e prodhimit përreth botës, duke përdorur të dhëna nga tri miniera dhe normat mesatare të elektricitetit në 115 vende prej janarit 2018.

Dhe, bazuar në këto rezultate, nuk do të dëshironit të bënit “mining” në Kore të Jugut. Atje kushton 21,000 euro për ta prodhuar një Bitcoin të vetëm – dy herë më shumë se kostoja aktuale e blerjes së një Bitcoin, transmeton Gazeta Express.

Niue (një ishull në Paqësorin Jugor, nëse nuk e dinit) ishte vendi i dytë më i shtrenjtë, me 14,171 euro. SHBA doli të jetë vendi i tretë më i shtrenjtë për prodhimin e një Bitcoin, me një kosto mesatar prej 3,800 euro.

Dhe Venezuela është vendi më i lirë në Tokë për të bërë “mining”, me një kosto mesatare prej 428 euro, pasi që energjia elektrike atje subvencionohet nga qeveria.

Vendet më të shtrenjta për të prodhuar Bitcoin

Kore të Jugut – 21,000 euro

Niue – 14,171 euro

Bahrain – 13,500 euro

Ishujt e Solomonit – 13,000 euro

Ishujt Cook – 12,700 euro

Vendet më pak të shtrenjta për të prodhuar Bitcoin

Venezuela – 428 euro

Trinidad dhe Tabako – 960 euro

Uzbeksitan – 1,400 euro

Ukrainë – 1,494 euro

Mainmar – 1,600 euro