“Kapja e Faton Hajrizit është çështje orësh”- Sveçla shijon limonadë e akullore në veri bashkë me Agim Bahtirin
Veriu i Kosovës ditëve të fundit ka pasur shumë vizitorë. Padyshim se kthimi i normalitetit të sigurisë në veri ka bërë që shumë qytetarë të shkojnë atje edhe thjeshtë për vizitë. Por këtë po e bëjnë edhe zyrtarë të shtetit. Së fundi këtë gjë e bënë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të…
Lajme
Veriu i Kosovës ditëve të fundit ka pasur shumë vizitorë.
Padyshim se kthimi i normalitetit të sigurisë në veri ka bërë që shumë qytetarë të shkojnë atje edhe thjeshtë për vizitë.
Por këtë po e bëjnë edhe zyrtarë të shtetit.
Së fundi këtë gjë e bënë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të Pushteit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq si dhe zv/drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
E bashkë me ta ishte edhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ii cli edhe publikoi fotografinë e përbashkët.
“Limonada plot shije në sheshin e Veriut të Mitrovicës! Paçi pasdite të mbarë!”, ka shkruar Bahtiri.
Duhet përkujtuar që ministri Sveçla së fundi ka qenë tejet i përmendur për shkak të arratisjeve të shumta që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.
Madje ai tha se kapja e Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu i Smrekonicës është çështje orësh, por ai mbrëmë u lajmërua sërish nga ‘TikToku’ nga ku tha se Sveçla nuk mund të kapë atë./Lajmi.net/