Kanos ish-gruan me mesazhe, i njëjti ishte dënuar me burgim për ngasje në gjendje të dehur – Policia e arreston dhe e dërgon në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, ka marrë informacion për një rast kanosjes. Një person i dyshuar me inicialet M.M, ka kanosur ish-gruan përmes mesazheve në telefon, shkruan lajmi.net. “Në lidhje me këtë informacion, Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta në terren, ku ka arritur ta lokalizojë personin e dyshuar në adresën e banimit…

Lajme

02/09/2026 16:03

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, ka marrë informacion për një rast kanosjes.

Një person i dyshuar me inicialet M.M, ka kanosur ish-gruan përmes mesazheve në telefon, shkruan lajmi.net.

“Në lidhje me këtë informacion, Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta në terren, ku ka arritur ta lokalizojë personin e dyshuar në adresën e banimit të tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut. I njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në lidhje me rastin e raportuar. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti penal “Kanosje””, ka njoftuar Policia.

Pas verifikimit të personit, i njëjti ka rezultuar me urdhër-arrest aktiv, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”. Sipas urdhëresës së gjykatës, pas përfundimit të procedurave në Stacionin Policor, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh burgim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave ndaj të cilëve ka urdhër-arreste aktive të lëshuara nga organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim të Policisë. /Lajmi.net/