Hoxha pret në takim shefin e EULEX-it, flasin për thëllimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Gjatë ditës së sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në një takim Shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes. Sipas njoftimit gjatë këtë takimi, Hoxha dhe Lopes konfirmuan vullnetin e plotë për të thelluar bashkëpunimin me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit…

Lajme

02/09/2026 16:28

Gjatë ditës së sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në një takim Shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes.

Sipas njoftimit gjatë këtë takimi, Hoxha dhe Lopes konfirmuan vullnetin e plotë për të thelluar bashkëpunimin me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Takimi u përmbyll me zotimin e përbashkët për të ruajtur partneritetin e shkëlqyer institucional mes Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.