Kane nuk paraqitet në stërvitje, shtohen zërat për transferimin e tij te Man City

Vazhdojnë spekulimet lidhur me të ardhmen e Harry Kane.

Sport

02/08/2021 12:28

Kane duket se nuk është më i lumtur në Tottenham dhe po kërkon largimin, transmeton lajmi.net.

Futbollisti duhej të kthehej sot në ekip pas një pushimi të shkurtër.

Por, sipas ‘Sky Sports’, sulmuesi nuk është paraqitur në stërvitjet e Tottenhamit, duke shtuar zërat për largimin e tij.

Anglezi është duke u lidhur me një kalim te Man City dhe tani ky veprim i tij e bënë edhe më të mundshëm transferimin e tij te ‘Citizens’.

Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e 28-vjeçarit. /Lajmi.net/