Kandidati presidencial i Real Madrid: Zidane nuk do të jetë trajneri ynë

Real Madrid ka njoftuar më datë 1 prill se në klubin e tyre do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Sport

06/04/2021 16:22

Në gjithë këto ndryshime të fundit në klubin madrilien, njëri nga kandidatët presidencial ka thënë se Zidane nuk do të jetë trajner i klubit, përcjell lajmi.net.

Enrique Riqueleme, ka thënë se Los Blancos preferojnë më shumë një trajner të profilit sikurse Jurgen Klopp.

“Zidane nuk do të jetë trajneri i ynë i ardhshëm”, ka thënë ai për COPE.

Florentino Perez mund të jetë për herë të fundit në këtë pozitë, kur e kishte ishte emëruar fillimisht në vitin 2009./Lajmi.net/