Kampionët vërtetojnë forcën, mposhtin Romën

Juventus ka fituar derbin e xhiros së 18-të në kuadër të Serie A ndaj Romës.

Sport

23/12/2017 23:04

Vendasit fituan me rezultat 1-0, me golin e marokienit Mehdi Benatia në minutën e 18-të.

Roma kishte shansin ideal në fund ndeshjës, pasi çeku Patrick Schick ishte i vetëm me portierin Sczesny, por ky i fundit bëri një pritje fantastike.

Me këtë fitore Juventus ngritet në vendin e dytë me 44 pikë, 1 pikë më pak se Napoli.

Ndërsa Roma mbetet në vendin e katërt me 38 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/