Kamerieri rrëzohet me katër pjata në duar

Momenti i befasishëm kur kamerieri rrëzohet me katër pjata në duar, por i mban të gjitha pa u thyer.

Fun

14/02/2020 19:18

Një kamerier mbresëlënës arriti t’i mbajë të katër pjatat që mbante pasi ai rrëshqiti dhe ra në dysheme në pamjet mahnitëse.

Jamie Shoebridge, 24-vjeç, ishte duke shërbyer në një tryezë në një restorant në Nottingham kur ai rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë gjatë dërgimit të drekës te klienti.

Në një kamerë sigurie Shoebridge shihet duke ecur nga kuzhina drejt një tryeze me tre pjata në krahun e tij të djathtë dhe një vakt tjetër të mbajtur në dorën e majtë, transmeton Telegrafi.