Kalvin Phillips do t`i nënshtrohet një operacioni në shpatull
Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips do t’i nënshtrohet një operacioni për një problem të vazhdueshëm me shpatullën. Reprezentuesi anglez mungoi në skuadrën e Pep Guardiolas këtë fundjavë. Sipas raportimeve të fundit në Angli, Kalvin Phillips ka probleme të vazhdueshme në shpatull. Është raportuar se ‘Citizens’ i është thënë se Phillips ka nevojë për një…

Sport
Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips do t’i nënshtrohet një operacioni për një problem të vazhdueshëm me shpatullën.
Reprezentuesi anglez mungoi në skuadrën e Pep Guardiolas këtë fundjavë.
Sipas raportimeve të fundit në Angli, Kalvin Phillips ka probleme të vazhdueshme në shpatull.
Është raportuar se ‘Citizens’ i është thënë se Phillips ka nevojë për një operacion dhe si rezultat është vendosur t`i nënshtrohet.
Kështu, 26 vjeçari pritet të tërhiqet nga skuadra e Anglisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Gjermanisë në shtator./Lajmi.net/