Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka folur në lidhje me kalimin e bizneseve në treg të hapur energjetik. Ai është shprehur se ky vendim i ka zënë bizneset të papërgatitura. “Një periudhë aq e shkurt, një periudhë prej tre muajsh për ta nxjerrur biznesin në treg të lirë, i ka zënë të…

Lajme

15/05/2025 23:45

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka folur në lidhje me kalimin e bizneseve në treg të hapur energjetik.

Ai është shprehur se ky vendim i ka zënë bizneset të papërgatitura.

“Një periudhë aq e shkurt, një periudhë prej tre muajsh për ta nxjerrur biznesin në treg të lirë, i ka zënë të papërgatitur”.

“Të gjitha bizneset tona kanë kontrata që minimumi, afatin qoftë të shitjes së shërbimit, apo produktit e kanë njëvjeçar dhe ato kontrata janë ofruar me atë çmim dhe nuk mundesh në mes të kontratesh të ndërhysh për ta rritur çmimin e produktit, për shkak se rritja e çmimit të energjisë elektrike është kosto operative për bizneset dhe ajo ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së produktit” , është shprehur ai për Klanin.