Kabak vendos kushte për qëndrimin në Premierligë

Klubet e interesuara të Premierligës që e duan mbrojtësin Ozan Kabak duhet të plotësojnë kushtet e tij për pagë, para se të arrijnë marrëveshje me Schalke 04.

Sport

30/05/2021 21:39

Turku kaloi gjysmën e sezonit të dytë huazim te Liverpool, duke qenë titullar në 13 ndeshje, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, arritja e Ibrahima Konate dhe rikthimi i Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, nënkupton se “Reds” nuk kanë nevojë për blerjen përfundimtare të kartonit të Kabak.

Kabak thuhet se dëshiron të vazhdojë në kampionatin anglez me Leicester Cityn e interesuar, por sipas The Sun, 21-vjeçari dëshiron pagë prej 80 mijë euro në javë.

Pos kësaj, klubet edhe duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me Schalke, ngase kontrata e Kabak skadon në sezonin 2023/24./Lajmi.net/