Ka luajtur me Mbappen dhe në Premier League, ky është sulmuesi që pritet t’i bashkohet Lirisë së Prizrenit

Skuadra e Lirisë është duke u bërë gati për afatin e transferimeve. Sot u raportua në mediat vendore se një futbollist që ka luajtu në Premier League mund të transferohet në SUperligën e Kosovës, te skuadra nga Prizreni. Bëhet fjalë për Lacina Traore, i cili është 33-vjeçar, shkruan Lajmi.net Traore ka një karrierë të madhe…

Sport

08/06/2023 17:37

Skuadra e Lirisë është duke u bërë gati për afatin e transferimeve. Sot u raportua në mediat vendore se një futbollist që ka luajtu në Premier League mund të transferohet në SUperligën e Kosovës, te skuadra nga Prizreni.

Bëhet fjalë për Lacina Traore, i cili është 33-vjeçar, shkruan Lajmi.net

Traore ka një karrierë të madhe si futbollist. Madje ai ka qenë bashkëlojtar i një prej lojtarëve më të fortë gjatë viteve të fundit, Kylian Mbappe.

Gjatë sezonit 2014/2016, Traore luajti te Monaco në Ligue 1 pasi u huazua nga Evertoni nga Premier League. Në Premier League me Evertonin nuk luajti shumë, vetëm dy paraqitje dhe shënoi një gol.

Kurse në Ligue 1 me Monacon luajti dy sezone, shënoi 11 gola në të gjitha kompeticionet me ekipin francez. Traore më pas luajti edhe në ekipet si, Cluj, Ujpest Varzim dhe CSKA Moska.

Liria e siguroi Superligën e Kosovës pasi në barazh mposhti Ferizajin pas penalltive.