Shqipëria luan për kreun e grupit, sonte përballë Bjellorusisë në ndeshjen vendimtare

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot ndeshjen vendimtare për kreun e grupit dhe promovimin direkt në Ligën B. Kuqezinjtë do të përballen nga ora 18:00 me Bjellorusinë, në ndeshjen shumë të rëndësishme për vendin e pare në grup. Ndeshja do të zhvillohet në Hungari, për shkak të kufizimeve të UEFA-s ndaj Bjellorusisë. Të dyja…

Sport

15/11/2026 09:56

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot ndeshjen vendimtare për kreun e grupit dhe promovimin direkt në Ligën B.

Kuqezinjtë do të përballen nga ora 18:00 me Bjellorusinë, në ndeshjen shumë të rëndësishme për vendin e pare në grup.

Ndeshja do të zhvillohet në Hungari, për shkak të kufizimeve të UEFA-s ndaj Bjellorusisë.

Të dyja përfaqësueset vijnë pas fitoreve 2-0 në ndeshjet e tyre të fundit, çka e bën edhe më sfiduese përballjen e sotme.

Mungesa kryesore në formacionin kuqezi është ajo e Ylber Ramadanit, i cili është i pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Në vend të tij pritet të aktivizohet Juljan Shehu, me Qazim Laçin si alternativë.

Në anën tjetër, Bjellorusia do të ketë sërish në dispozicion sulmuesit Artem Shumansky dhe Herman Barkouski, të cilët kanë shlyer pezullimet. Megjithatë, bjellorusët do të jenë pa mesfushorin Aleksandr Svirepa, të skualifikuar, dhe mbrojtësin Vladislav Kalinin, i cili mungon për shkak të lëndimit.