Juventusi refuzon ofertën stratosferike të Liverpoolit për Chiesan

Gjiganti anglez duket shumë i interesuar për Federico Chiesan.

Sport

24/07/2021 17:06

Sipas ‘La Repubblica’, Liverpooli po synon transferimin e Chiesas gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Thuhet se tashmë drejtuesit e klubit anglez kanë dërguar një ofertë rreth 100 milionë euro drejt futbollistit të Juventusit.

Në anën tjetër raportohet se “Zonja e Vjetër” e ka refuzuar këtë ofertë pasi e konsiderojnë reprezentuesin e Italisë si të pashitshëm.

23-vjeçari, shkëlqeu me paraqitjet e tij në “Euro 2020”, duke bërë që shumë skuadra të shfaqin interesim për të, kryesisht nga Anglia. /Lajmi.net/